Mbreti Charles III do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të muajit prill, ka njoftuar Buckingham Palace më 31 mars.
Vizita e profilit të lartë shihet nga Britania si një mundësi për të përmirësuar marrëdhëniet me presidentin amerikan Donald Trump, të cilat janë tensionuar për shkak të zhvillimeve të fundit që lidhen me Iran, transmeton KlanKosova.
Mbreti Charles dhe bashkëshortja e tij, Camilla, do të udhëtojnë drejt SHBA-së në një vizitë të planifikuar prej kohësh për të shënuar 250-vjetorin e pavarësisë së vendit nga sundimi britanik, përpara se të vazhdojnë më pas drejt Bermuda.
Kjo do të jetë vizita e parë shtetërore e një monarku britanik në SHBA që nga viti 2007, kur Elizabeth II zhvilloi vizitën e saj të katërt gjatë mbretërimit.
“Pres me padurim të kaloj kohë me Mbretin, për të cilin kam shumë respekt. Do të jetë fantastike!”, ka shkruar presidenti i ShBA-së Trump në rrjetin social Truth Social.
Sipas deklarimeve të Donald Trump, vizita do të nisë më 27 prill, ndërsa një darkë zyrtare banketi pritet të mbahet në Ëhite House një ditë më pas.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek rajoni dhe bota dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.