Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur për për konfliktin Iran-Izrael duke përshëndetur së pari atë që ai e quan "sulm masiv dhe preciz" ndaj programit bërthamor të Iranit.
Ai u shpreh se një gjë të tillë nuk do të mund ta bënte asnjë ushtri në botë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
"Asnjë ushtri tjetër në botë nuk mund ta kishte bërë dhe tani ky ushtrim i pabesueshëm i forcës amerikane ka hapur rrugën për paqe", ka thënë ai.
Duke folur për konfliktin, Trump gjithashtu e quajtu të përfunduar dhe u shpreh se s’mendon që do të ketë kundërpërgjigje.
"Mbaroi, nuk mendojmë se do t'i kundërpërgjigjen njëri-tjetrit", u shpreh ai.
Trump vazhdoi fjalimin e tij duke thënë se ata e kanë penguar Iranin të ketë një armë bërthamore.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.