Presidenti Donald Trump tha se mendon që Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, babai i të cilit, ish-udhëheqësi suprem, u vra në ditën e parë të luftës së ShhBA-së dhe Izraelit kundër Iranit , është gjallë, por "i dëmtuar".
Khamenei nuk është parë nga iranianët që nga zgjedhja e tij të dielën nga një asamble klerike, dhe komentet e tij të para u lexuan nga një prezantues televiziv të enjten, transmeton Klankosova.tv.
Një zyrtar iranian i tha Reuters të mërkurën se udhëheqësi suprem i sapoemëruar ishte plagosur lehtë, por po vazhdonte të vepronte, pasi televizioni shtetëror e përshkroi atë si të plagosur në luftë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.