Presidenti amerikan Donald Trump mendoi se sulmi me dron i Ukrainës në Rusi gjatë fundjavës ishte "i fortë" dhe "i tmerrshëm".
Kjo është sipas Axios, i cili citon këshilltarët të kenë thënë se Trump është gjithashtu i shqetësuar se kjo do ta bëjë armëpushimin më të vështirë.
Por, një burim për Skynews tha se "ai mendoi se ishte i tmerrshëm".
Pas një telefonate me Vladimir Putin dje, Trump tha se presidenti rus i tha "shumë fuqishëm" se do të kundërpërgjigjej.
"Ne duam që kjo luftë të mbarojë", tha një burim tjetër.
Sipas këtij burimi, Trump tha se është i shqetësuar se Putin mund të ketë kundërpërgjigje të fuqishme, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.