Donald Trump, ka më shumë tipare të një psikopati se sa Adolf Hitler, sipas një studimi të ri.
Këto deklarime vijnë nga Universiteti i Oxfordit, ku duke përdorur një mjet standard psikometrik, Dr.Kevin Dutton, rendit të dy kandidatët presidencialë dhe një seri të figurave historike të botës, njofton Klan Kosova.
Trump shënoi rezultat në 171, duke arritur dy pikë më shumë se Adolf Hitler, pasi ekspertët dhanë sugjerimet e tyre se si cili individ do të kishte shënuar kundër një sërë pyetjesh.
Sadam Huseini qëndron në krye të listës, duke shënuar rezultat 189, derisa shpresohet se kandidatja Hilary Clinton ka arritur rezultat prej 152, duke e vendosur atë në krye për 20%.
Metoda e njohur si Njohuritë Psikopatike të Personalitetit, rëndit kandidatët në bazë të tetë tipareve duke përfshirë këtu, guximin, imunitetin e stresin dhe të ftohtit në zemër.
Autori i këtij studimi, Dr.Kevin Dutton ka thënë se të dy liderët e mëdhenj dhe më të tmerrshëm, arritën rezultate më të larta për tipare të psikopatëve, se sa popullata e përgjithëshme por që vjen një përzirje në këtë aspekt ngase disa nga të tilla tipare përcaktojnë suksesin, shkruan Independent, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.