Aeroplani "Air Force One" i presidentit amerikan Donald Trump ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar "Hamad" në Katar.
Udhëheqësi i ShBA-së ka shkuar për t'u takuar me udhëheqësin e vendit, Emir Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, si pjesë e vizitës së tij shtetërore në vend.
Trump paraprakisht është takuar sot me presidentin e ri të përkohshëm të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, ish-udhëheqës i kryengritësve, që kaloi vite i burgosur nga forcat amerikane pasi u kap në Irak.
Presidenti i SHBA-së i kërkoi Sharaa të nënshkruajë Marrëveshjet e Abrahamit, “thuaju të gjithë terroristëve të huaj” të largohen nga vendi i tij, thotë Shtëpia e Bardhë.
Në një vizitë katër-ditore në Lindjen e Mesme, Trump foli gjithashtu në një samit të liderëve të Gjirit më herët, duke përsëritur se ai dëshiron të arrijë një marrëveshje me Iranin, por ata duhet të ndalojnë “sponsorizimin e terrorit", shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.