Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë seriozisht tërheqjen nga NATO.
Donald Trump po shpreh zemërimin dhe "neverinë" e tij ndaj Aleancës Atlantike dhe po kërcënon me një largim dramatik që do të riformësonte bashkëpunimin ushtarak që ka garantuar sigurinë e Kontinentit të Vjetër për 80 vjet, shkruan ANSA, transmeton KlanKosova.tv.
I zemëruar nga ajo që ai e percepton si mungesë mbështetjeje për luftën në Iran, ai i tha Telegraph se NATO është një "tigër letre" duke shtuar se edhe presidenti rus, Vladimir Putin e di këtë.
Ndërkohë, Financial Times raporton se presidenti i Shtëpisë së Bardhë kërcënoi të ndalonte dërgesat e armëve në Kiev nëse aleatët evropianë nuk bashkohen për të rihapur Ngushticën e Hormuzit./KlanKosova.tv.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.