Presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të zvogëlojë sulmet ndaj Libanit përpara negociatave të ardhshme midis Iranit dhe ShBA-së.
"Mendoj se duhet të jemi pak më të qetë", tha Trump për NBC News pas një telefonate me Netanyahun.
Së bashku me konfirmimin se Izraeli do të zvogëlojë operacionet, Trump thotë se është shumë optimist se një marrëveshje paqeje do të arrihet gjatë negociatave.
Presidenti amerikan thotë se Irani po “pajtohet me të gjitha gjërat për të cilat duhet të bjerë dakord” dhe zyrtarët e tij po janë “shumë më të arsyeshëm” kur nuk flasin me shtypin./ Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.