Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se e kanë ndaluar Serbinë që të niste ndonjë përplasje.
Këtë deklaratë, Trumpi e bëri gjatë konferencës për media pas përfundimit të samitit të NATO-s në Hagë gjatë të mërkurës, raporton Klankosova.tv.
“I dhamë fund Ruandës dhe Kongos, do të vijnë të nënshkruajnë dokumentet. Ata veçse i kanë nënshkruar dokumentet bazike, por mendoj se do të vijnë në Shtëpinë e Bardhë të premten. Ia ndaluam Serbisë që të niste ndonjë përplasje”, tha Trumpi, raporton Klankosova.tv.
Ndonëse në deklarimin e tij ai nuk e përmendi se me kë do të niste përplasjen Serbia, mund të supozohet se fjala ishte për Kosovën.
https://klankosova.tv/trumpi-thote-se-javet-e-fundit-u-morem-me-kosoven-dhe-serbine-123/
Kjo për shkak se më herët, gjatë po të njëjtës konferencë, ai tha se “javët e fundit jemi marrë me Kosovën dhe Serbinë”.
Kohëve të fundit, presidenti amerikan në raste të caktuara është duke iu referuar çështjes mes Prishtinës e Beogradit. /Klankosova.tv
Ndiqeni deklaratën e Trumpit nga minuta 1:38:42
https://youtu.be/51bxM2j738I?t=5922
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.