Presidenti amerikan, Donald Trump përdori një takim me presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmed al-Sharaa, për të bërë thirrje për përmirësimin e marrëdhënieve me Izraelin.
Presidenti i SHBA-së i kërkoi Sharaa të nënshkruajë Marrëveshjet e Abrahamit, "thuaju të gjithë terroristëve të huaj" të largohen nga vendi i tij, thotë Shtëpia e Bardhë.
Takimi i shkurtër në Arabinë Saudite vjen pasi SHBA hoqi sanksionet ndaj Sirisë. Trump thotë se masa është krijuar për t'u "u dhënë atyre një shans për madhështi", raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Në një vizitë katër-ditore në Lindjen e Mesme, Trump foli gjithashtu në një samit të liderëve të Gjirit më herët, duke përsëritur se ai dëshiron të arrijë një marrëveshje me Iranin, por ata duhet të ndalojnë "sponsorizimin e terrorit".
Trump tani po shkon në Katar ku do të marrë pjesë në një darkë shtetërore./Klankosova.tv.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.