Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, të dielën lëshoi atë që e quajti "paralajmërimi i fundit" ndaj Hamasit, duke i kërkuar grupit militant palestinez të pranojë një marrëveshje për lirimin e pengjeve nga Gaza.
"Izraelitët i kanë pranuar kushtet e mia. Është koha që edhe Hamasi t'i pranojë", tha Trump në një postim në platformën e tij “Truth Social”.
"E kam paralajmëruar Hamasin për pasojat e mospranimit. Ky është paralajmërimi im i fundit, nuk do të ketë një tjetër!", tha Trump.
Hamasi tha në një deklaratë të mëvonshme se kishte marrë disa ide nga pala e Shteteve të Bashkuara përmes ndërmjetësve për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza.
Grupi tha se po diskutonte me ndërmjetësuesit mënyrat për të zhvilluar këto ide, pa dhënë detaje specifike.
Hamasi gjithashtu përsëriti gatishmërinë e tij për negociata për lirimin e të gjithë pengjeve në këmbim të një "njoftimi të qartë për përfundimin e luftës" dhe tërheqjes së plotë të forcave izraelite nga enklava.
N12 Neës e Izraelit raportoi të shtunën se Trumpi i ka paraqitur një propozim të ri armëpushimi Hamasit.
Sipas marrëveshjes, Hamasi do të lironte të gjithë 48 pengjet e mbetura në ditën e parë të armëpushimit në këmbim të mijëra të burgosurve palestinezë të burgosur në Izrael dhe do të negocionte një fund të luftës në Gaza, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.