Trump foli me Putinin në telefon për rreth 40 minuta në mes të bisedimeve të tij me Zelenskyn dhe udhëheqësit evropianë në Shtëpinë e Bardhë sot, konfirmoi Kremlini.
BBC raporton se ende nuk dihet se çfarë u diskutua në telefonatë dhe media ruse nuk ka zbuluar shumë detaje.
Bisedimet midis Trump, Zelensky dhe udhëheqësve evropianë po vazhdojnë në Uashington. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.