Lajmet e fundit

Donald Trump thotë se "është e mundur" që një raund i dytë i bisedimeve të paqes me Iranin të fillojë deri të premten, sipas New York Post.
Gazeta thotë se zyrtarët pakistanezë i thanë se bisedimet mund të jenë të mundshme brenda "36 deri në 72 orëve" të ardhshme.
Kur gazeta Washington Post ia bëri këtë pyetje Trump, presidenti amerikan u përgjigj me një mesazh: "Është e mundur! President DJT", transmeton Klankosova.tv
Dje, Trump njoftoi se do të zgjasë armëpushimin me Iranin, i cili skadon të mërkurën në mbrëmje, për t'i dhënë më shumë kohë për të krijuar një "propozim të unifikuar" për t'i dhënë fund luftës. /Klankosova.tv