Presidenti Donald Trump ka komentuar deklaratat se “Rusia po luan me SHBA-në”.
Ai u përgjigj duke thënë se “askush nuk po luan me ne” dhe se ai po mundohet “të ndihmojë”, shkruan Skynews.
"Askush nuk po luan me mua. Unë po përpiqem të ndihmoj. E gjithë jeta ime ka qenë një negociatë e madhe dhe unë e di kur njerëzit luajnë me ne dhe kur jo”, tha Trump, transmeton Klankosova.tv
"Duhet të shoh një entuziazëm që të dua t'i jap fund asaj [luftës]. Mendoj se e shoh atë entuziazëm - mendoj se e shoh nga të dyja palët."
Presidenti amerikan vazhdon duke thënë se "ja një shans vërtet të mirë" për të arritur një marrëveshje. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.