- Ato përshtaten shumë mirë në mëngjes, por në fund të ditës, duken shumë përulëse.
Zgjidhja: pantallonat e shkurtra streç e mbajnë formën e trupit shumë më mirë se sa ato të zakonshme.
- Ato i bëjnë të pasmet tuaja të varura.
Zgjidhja: zgjidhja juaj më e mirë është të vendosni për pantallona të shkurtra me një stil pak më të gjatë ose të zgjedhni për një madhësi që i përshtatet të pasmeve tuaja si dhe të lidhni një rryp në bel. Në këtë mënyrë ato nuk do të varen te poshtë dhe nuk lejojnë që t’ju duket hapësira e këmbëve.
- Dy fjalë: irritimi mes kofshave
Zgjidhja: zgjidhja më e thjeshtë për skuqjen mes kofshave është që të vishni shorçe pak më të gjata. Zgjidhni një stil që ju mbulon kofshët dhe minimizon irritimin brenda pantallonave të shkurtra.
- Ato hypin lart gjatë ecjes
Zgjidhja: të ecurit dhe lëvizjet janë të pashmangshme. Por, nëse pantallonat tuaja hypin lart dhe ngecin, ju mund të merrni në konsideratë diçka më të lirshme që ju përshtatet.
- Njëra anë ngrihet më shumë se tjetra.
Zgjidhja: kjo mund të jetë si rezultat i asaj se pantallonat e shkurtra nuk janë simetrike në mënyrë të përkryer, kështuqë njëra këmbë është më e ngushtë se tjetra. Ose mund të duken asimetrike si pasojë e asaj se këmbët tuaja nuk janë të madhësisë së njejtë, ose ndoshta bëni hapa pak më të gjatë me njërën këmbë se sa me tjetrën. Cilado qoftë arsyeja, prap se prap zgjidhja më e mirë është të zgjedhni ndonjë stil pak më të lirshëm.
- Ju bëjnë të dukeni si ‘muffin’ rrumbullake.
Zgjidhja: zgjidhni shorçe më të gjata dhe të ngushta për një siluetë më perfekte.
- Pjesa e përparme e shorçeve rrudhet saherë që uleni.
Zgjidhja: rrudhat janë të pashmangshme, por ato bëhen më pak të dukshme nëse ju zgjidhni pëlhura apo material më të trasha si xhinse.
- Të brendshmet tuaja duken plotësisht.
Zgjidhja: herën tjetër që shkoni në dyqan për të blerë diçka me ngjyrë të çelët, mbani mend se transparenca është kombinim i pëlhurave të holla dhe sa më të ngushta të jenë aq më shumë ju ekspozojnë. Kështuqë të brendshme që përputhen me nuancën e lëkurës suaj do të ju ndihmojnë që pantallonat e shkurtra të duken më pak transparente se sa janë në të vërtetë.
- Këto pantallona të shkurtra ngjasojnë sikur pizhame
Zgjidhja: do të dukeni sikur jeni larguar nga shtëpia me të brendshme. Shmangni detaje si dantellë, dhe gjëra që bien në sy./femra.net/