Lajmet e fundit

Reali i Madridit merr një goditje të rëndë nga infermieria. Gareth Bale, i cili u dëmtua në kavilje në ndeshjen me Sporting Lisbonë duke iu nënshtruar edhe një operacioni, fillimisht u mendua se do të qëndronte jashtë fushave të lojës për 2-3 muaj. Por nga ekzaminimet e fundit mjekësore rezulton se koha e riaftësimit të tij zgjatet në 4 muaj.
Kjo do të thotë se Bale do të humbasë 25 ndeshje në këtë sezon. Përveç “El Clasico”-s të së shtunës, Bale do të mungojë në 14 përballje të La Ligës, Botërorin e Klubeve, 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve, ndërsa në Kupën e Mbretit do të jetë vetëm në finale, nëse Reali i Madridit do të mund të arrijë deri në këtë fazë, shkruan Albeu, përcjellë Klan Kosova.