Drita është duke fituar 2-0 në derbin e qytetit, ndaj Gjilanit.
Gjithçka ndryshoi në këtë sfidë për vetëm tre minuta, njofton Klankosova.tv.
Almir Ajzeraj në minutën e 13 dhe Rron Broja pas vetëm tre minutave, e kanë "shokuar" rivalin e përbetuar.
"Intelektualët" po marshojnë drejt titullit të katërt kampion, pasi me këtë triumf po shkojnë në kuotën e 57 pikëve, plot 14 më shumë se ndjekësi i parë, Ballkani.
Suharekasit të shtunën udhëtojnë në Podujevë për ta zhvilluar duelin ndaj Llapit.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.