Lajmet e fundit
Ezequiel Lavezzi: Qëndrojmë shumë mirë si grup. Vetëm se po na mungon titulli. Do të vijë dita kur Leo Messi do të fitojë diçka me Argjentinën.

Ezequiel Lavezzi ende beson se bashkëlojtari i tij te kombëtarja e Argjentinës, Lionel Messi, do t’i udhëheqë ata një ditë drejt një trofeu të madh, dhe dhimbja nga humbja e mbrëmshme në finale të Copa America, do të kalojë.
“Do të vijë dita kur Leo Messi do të fitojë diçka me Argjentinën”, tha Lavezzi, raporton Goal.com, transmeton Klan Kosova.
“Menduam se Copa America ishte mundësia për të lënë shenjen tonë, por fatkeqësisht nuk mundëm”.
“Kjo dhemb shumë”.
“Edhe një herë tjetër mbetëm me shije të hidhur”.
“E dhimbshme”.
“Besuam shumë se ky ishte shansi jonë”, deklaroi Lavezzi.
“Por, besoj se duhet të vazhdojmë hapave të njëjtë”.
“Qëndrojmë shumë mirë si grup. Vetëm se po na mungon titulli”.