Lajmet e fundit

Barcelona ka bërë një rikthim të hatashëm nga gara me humbjet më të rënda në La Liga për 13 vite, me katër gola nga i pandalshmi Luis Suarez në totalin e tetë golave të shënuar në ndeshjen kundër Deportivo La Coruna, të mërkurën.
Ivan Rakitic, Lionel Messi, Marc Bartra dhe Neymar ishin ndër golashënuesit e tjerë të Barcelonës në këtë kthesë të ekipit në garën për titull, transmeton Klan Kosova.
Fitorja e ka shtyrë para Barcelonën për tre pikë në raport me Atletico Madrid dhe katër me vendin e tretë Real Madridit, me këto dy të fundit në aksion më vonë të mërkurën kundër Athletic Bilbao dhe Villarreal respektivisht.