Lajmet e fundit

Atletico Madrid ka shënuar fitore ndaj Getafes me rezultat 2:0 në xhiron e 18-të të La Ligës.
Angel Correa në minutën e 18-të dhe Diego Costa në të 68-tën, shënuan për fitoren e kryeqytetasve.
Madje, Diego Costa, në ndeshjen e parë në rikthimin e tij te madrilenët, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, në minutën e njëjtë pasi që shënoi golin.
Pas kësaj fitoreje, Atletico Madrid ende mban pozitën e dytë, por tani me 39 pikë, gjashtë më pak se Barcelona në vendin e parë, klub ky që ka një ndeshje pë pak të zhvilluar.