Lajmet e fundit

Borussia Dortmund e ka mposhtur bindshëm Bayer Leverkusenin me rezultat 4:0, në derbin e javës së 31-të të Bundesligës.
Jadon Sancho në minutën e 13-të, Marco Reus (55’,79’), dhe Maximilian Philipp në minutën e 63-të shënuan për tri pikë kruciale për Bletat.
Madje superylli i vendësve, Reus, kishte dështuar të shënonte nga pika e bardhë në minutën e 37-të të ndeshjes, por këtë gabim e kishte përmirësuar me dy golat që pasuan më vonë.
Kjo fitore sheh Dortmundin në pozitën e tretë me 54 pikë, tri më shumë se skuadra të cilën e mposhti sot, e cila renditet e katërta.