Një shpërthim tritoli ka ndodhur para banesës së një gruaje 62-vjeçares në Shkodër, nga ku nuk ka pasur të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në lidhje me këtë rast, sonte në “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur Teodor Gjerga, gazetar në Shkodër, i cili tha se i dyshuari për këtë ngjarje ende nuk është arritur të identifikohet nga policia.
Gjerga tutje u shpreh se dyshimet e para janë për përfshirje të djalit të kësaj familje në lojëra të fatit, njofton Klankosova.tv.
“Në mëngjesin e 25 marsit, një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në hyrje të banesës së Frida Salës. Nga marrja në pyetje, Policia e Shkodrës ka arritur në dy pista kryesore të hetimit, ku ajo më kryesorja është ajo e përfshirjes së djalit të familjes Sala në veprim të tjera të lojërave të fatit”, u shpreh ai.
https://www.youtube.com/watch?v=qAzQFi4GTcc
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.