Lajmet e fundit

Me një minutë heshtje, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të enjten, nderuan mbi 370 viktimat e Masakrës së Mejës.
Nderimi për ngjarjen makabër, që mbushi 23 vjet të mërkurën, në seancën e së enjtes, u bë me kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike, Tritan Shehu.
Politikani dëshiron që Kuvendi të dënojë edhe më fuqishëm gjenocidin serb në Kosovë.
Këtë synon ta bëjë përmes një rezolute, kërkesën për të cilën pritet ta dorëzojë javën tjetër.