Lajmet e fundit

Kieran Trippier ka insistuar që nuk ka shkuar te Newcastle United për shkak të parave të majme.
Ish-futbollisti i Atletico Madrid-it u bë transferi i parë madhor i Bardh e Zinjve që kur klubi kaloi në pronësinë e sauditëve.
“Nuk më ka bezdisur. Mua nuk më bezdis kjo. I di arsyet e mia se pse jam kthyer dhe paratë nuk kanë qenë njëra nga to”, ka thënë Trippier për podkestin True Geordie.
“Po të ishte, do të qëndroja në Madrid. Nuk kam menduar realisht për këtë. Thjesht isha i ngazëllyer për këtë, që po kthehesha në Angli për të luajë në Premier Ligë”.