Lajmet e fundit

Kieran Trippier ka lënë të kuptohet se dëshiron të mbetet te Tottenham Hotspur.
Ai nuk e ka shijuar sezonin e tij më të mirë sa iu përket performancave individuale, mirëpo ka treguar se është i lumtur te finalisti i Ligës se Kampionëve.
“Nëse trajneri më zgjedh që të luaj, gjithonë do ta jap gjitë atë që mundem. Të gjithë gabojnë – kam bërë mjaft të tillë këtë sezon por jam një që iu dalë ballë”, ka thënë Trippier për Sky Sports.
“Jam i lumtur që jam këtu. Është një skuadër shumë e mirë. Në futboll gjërat ndodhin aq shpejt. Më kanë mbetur edhe disa vite shumë të mira këtu”.