Lajmet e fundit

Kieran Trippier flitet se u ka thënë shokëve të tij të Anglisë se ai është i interesuar të bashkohet me Manchester United.
Trippier ka shijuar një sezon të shkëlqyeshëm debutues në La Liga pasi fitoi titullin e La Ligas me Atletico Madrid dhe hyri në ekipin e sezonit pas performancave të dallueshme, transmeton klankosova.tv.
Në javët e fundit, Trippier ka qenë gjithnjë e më i lidhur me Manchester United.
The Sun pretendon se ish lojtari i Tottenhamit është i ngazëllyer për mundësinë e një kalimi në Old Trafford.
Djajtë e Kuq besojnë se ata mund të jenë në gjendje ta marrin atë për më shumë se 12 milionë euro, pavarësisht se ai aktualisht është në planet e Atletikos.
Fillimi i karrierës së Trippier në Spanjë u ngadalësua pasi atij iu dha një ndalim dhjetë javë për një shkelje të rregullave të basteve që lidhnin lëvizjen e tij në Atletico nga Spursat.
Ylli i lindur në Bury shpejt u bë një anëtar kryesor i skuadrës nën drejtimin e Diego Simeone dhe luajti gjithsej 28 ndeshje në LaLiga.
Trippier, 30 vjeç, ka edhe dy vjet në marrëveshjen e tij aktuale në Wanda Metropolitano.