Lajmet e fundit
Javier Mascherano me humbjen e mbrëmshme kundër Kilit, përjetoi disfatën e tretë në një finale të Copa America.

Javier Mascherano tashmë mbanë mbi supet e tij dështimin e tretë radhazi në një finale të Copa America me kombëtaren e Argjentinës, transmeton Klan Kosova.
Ai ishte pjesë e formacionit argjentinas në Copa American e 2004-ës në Peru dhe të 2007-ës në Venezuel, kur u mposhtën dy herë nga Brazili.
Humbja e mbrëmshme nga Kili rrumbullakosi tripletën e dështimit për Albioçelestët.
Mascherano deklaroi se nuk po mundet ta besojë dot se prapë humbi medaljen e artë.
“Nuk gjej mënyrë për ta përshkruar këtë dëshpërim”.
“Dua të besoj, shpresoj, se Argjentina në të ardhmen do të fitojë diçka”, tha mesfushori defansiv.
“Dua t’i gëzohem triumfit me kombëtaren, por ende më duhet të vuaj”.
“Tri finale të Copa America dhe i humba të tria”
“Nuk gjej dot shpjegim”.
“Është një torturë”