Motoristi spanjoll Jorge Martin e ka mposhtur kampionin aktual në Moto GP në betejën për fitore në Gjermani.
Megjithatë beteja për fitore në shtegun Sachsenring shkoi deri në centimetrat e fundit përcjell klankosova.tv.
Kjo pasi Martin e kaloi vijën e cakut duke e lënë pas vetes Francesco Bagnaian për vetëm 64 të qindtën e sekondës.
Në këtë formë spanjolli e kompleton fundjavën fantastike pasi paraprakisht kishte triumfuar edhe të shtunën në garën Sprint në gjermani.
Tani është bërë edhe më interesante beteja për titulli pasi në renditje Bagnaia ka 160 pikë vetëm 16 më shumë se ndjekësi Martin.
Në anën tjetër vendin e tretë në Gjermani e mori francezi Johan Zarco që është podiumi i katërt këtë sezon për të.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.