Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se nga 5,724 testime që janë kryer, kanë rezultuar të infektuar 982 qytetarë.
Gjatë këtyre orëve nga koronavirusi kanë humbur jetën tre pacientë teksa janë shëruar 475 qytetarë.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 100 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Aktualisht janë 10 mijë e 592 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë./TCH
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.