Lajmet e fundit

Kombëtarja A e Kosovës do ta zhvillojë sot ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Bjellorusisë, me fillim nga ora 20:45, takim që transmetohet në Klan Kosova.
Por, kjo nuk do të jetë sfida e vetme për Dardanët të martën, pasi me fillim nga ora 13:00 gjenerata U21 do të ballafaqohet me Izraelin, takim që mund ta përcjellni nëpërmjet kanalit Sport1 në Artmotion.
Ndërsa nga ora 14:30, fillon dueli tjetër i Kosovës tek gjenerata U19 ndaj Malës, takim që transmetohet në Youtube.