Sot luhen tri duele tjera në elitën e futbollit kosovar, në kuadër të xhiros së nëntë. Që të gjitha vijnë padyshim live dhe ekskluzivisht në platformën numër një në vend, Artmotion.
Gjilani dhe Ballkani përballen në derbin e kësaj xhiroje. Të dyja ekipet kanë si objektiv luftën për titull, andaj pritet një derbi i zjarrtë pasi pikët janë shumë të vlefshme në këtë përballje. Kjo ndeshje do të transmetohet në Art Sport 1 nën komentimin e Arlind Sadikut.
Duel tjetër interesant luhet në “Fadil Vokrri” ku Prishtina ballafaqohet me Llapin. Prishtina ka mbetur pas kreut të tabelës dhe objektiv sot do të ketë vetëm fitoren, në anën tjetër edhe Llapi nuk e ka nisur aspak mirë edicionin e ri dhe do të kërkojë këndelljen. Kjo përballje vjen nën komentimin e Jon Ajetit në kanalin Art Sport 2.
Në anën tjetër Dukagjini takohet me Malishevën, në një takim shumë të vlefshëm sidomos për Dukagjinin që aktualisht ndodhet në zonën e rrezikshme, teksa Malisheva synon pikë të tjera për të qëndruar sa më stabile në tabelë. Kjo ndeshje transmetohet në Art Sport 3 teksa komentator i saj është Arbon Flugaj.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek art sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.