Në kuadër të Kampionatit Evropian, sot do të zhvillohen tri ndeshje.
Duke filluar nga ora 15:00, Sllovakia do të përballet me Ukrainën në Dusseldorf, shkruan Klankosva.tv.
Të dy skuadrat i përkasin grupit E.
Ndërkaq nga grupi D do të ndeshen të katër ekipet.
Në ora 18:00, Polonia ballafaqohet me Austrinë në "Olympiasradion".
Ndërsa sytë janë tek ndeshja e fundit në ora 21:00, mes Holandës dhe Francës që do të zhvillohet në "Leipzig Stadium".
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.