Dita e shtunë në platformën Artmotion do të jetë shumë e pasur me ndeshje nga faza “Play Off” në NBA.
Me fillim prej orës 02:30 të mëngjesit, ekskluzivisht në Art Sport 1 dhe Klan Kosova, do të transmetohet përballja mes Brooklyn Nets – Boston Celtics.
Ndërsa takimi i dytë, që fillon në orën 19:30 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 2, do të jetë mes Miami Heat – Milwaukee Bucks, teksa menjëherë pas këtij takimi, në orën 22:00, Denveri do të ballafaqohet me Portlandin dhe kjo ndeshje vjen ekskluzivisht në Art Sport 1.
02:30 BROOKLYN NETS – BOSTON CELTICS ART SPORT 1 – KLAN KOSOVA
Ndeshja e parë e ditës së shtunë në Artmotion dhe Klan Kosova fillon me duelin nga konferenca lindore, Brooklyn Nets – Boston Celtics.
Treshja Harden – Irving – Durant do të sfidohen djelmoshat e Brad Stevens për herë të tretë në fazën “Play Off” ku do të kërkojnë fitoren e tretë.
Nga ana tjetër, Bostoni i ka humbur dy ndeshjet e para dhe misioni për t’u kualifikuar është shumë i vështirë, sidomos pas lëndimit të Jaylen Brown.
Por, Tatumi me shokë do të shpresojnë që të kthehen te fitoret për të shpresuar në kualifikim eventual.
Brooklyn, 5-shja e mundshme startuese:
Harden, Griffin, Durant, Harris, Irving.
Boston, 5-shja e mundshme startuese:
Thompson, Tatum, Fournier, Smart, Walker
19:30 MILWAUKEE BUCKS – MIAMI HEAT ART SPORT 2
Ndeshja e katërt në fazën “Play Off” mes Milwaukee Bucks dhe Miami Heat mund të jetë përcaktuese për skuadrën që kualifikohet tutje në gjysmëfinalen e konferencës lindore.
Milwaukee që i ka fituar ndeshjet e kaluara, do synoj ta mbyllë raundin e parë që në këtë ndeshje me Antetokounmpon që po e udhëheq skuadrën. Teksa Miami Heat, që janë pritur se do jenë skuadër shumë e fortë në “Play Off”, nuk kanë arritur të paraqiten në të njëjtën formë sikurse vitin e kaluar, me dyshen Butler – Adebayo që nuk kanë qenë aspak në elementin e tyre më të mirë.
Milwaukee, 5-shja e mundshme startuese:
Lopez, Antetokounmpo, Holiday, Middleton, DiVicenzo.
Heat, 5-shja e mundshme startuese:
Adebayo, Ariza, Butler, Robinson, Nunn.
22:00 DENVER NUGGETS – PORTLAND TRAIL BLAZERS ART SPORT 1
Ndeshja e fundit e ditës së shtunë do të jetë mes Denverit dhe Portlandit. Dy skuadrat më në formë të sezonit të rregullt pas një dueli të vështirë mes vete, do synojnë fitoren për të kaluar në avantazh. Se cila skuadër do arrij fitoren e radhës, këtë do ta mësojmë të shtunën, me fillim prej orës 22:00, drejtpërdrejt në Art Sport 1.
Denver, 5-shja e mundshme startuese:
Jokic, Gordon, Porter Jr., Rivers, Campazzo.
Portland, 5-shja e mundshme startuese:
Nurkic, Covington, Powell, McCollum, Lillard.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.