Lajmet e fundit

Tri klube janë në bisedime për transferimin e futbollistit të Leicester City-t, Islam Slimani, sipas raportimeve nga Sky Sports.
Klubi i mëparshëm i Slimanit, Sportingu i Lisbonës, bashkë me Beshiktashin dhe Fenerbahçen i janë vënë pas përfaqësuesit të Algjerisë.
Slimani dikur ishte transferi më i shtrenjtë në histori të Dhelprave, por nuk ka arritur të ketë impakt te ish-kampionët e Anglisë.