Një aksident ku janë përfshirë tri automjete ka ndodhur në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë.
Bëhet e ditur se drejtuesi i njërit automjet ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me dy automjete të tjera.
Si pasojë e këtij aksidente, kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Tutje, bëhet e ditur se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.