Lajmet e fundit

Futbollisti i Portos, Yacine Brahimi, është cak i Evertonit, West Hamit dhe Newcastle United, sipas mediumit portugez, O Jogo.
Algjerianit i skadon kontrata me klubin portugez verën e ardhshme dhe pritet që të nisë negociatat me ofertues potencialë në janar.
Mendohet se Evertoni ka avantazhin në betejën e mundshme për transferimin e tij, e që ka të bëjë me trajnerin Marco Silva i cili kishte kaluar një periudhë si trajner në Portugali.