Dikur treshja e frikshme e Barcelonës, Neymar, Luis Suarez e Lionel Messi janë ritakuar përsëri, pas largimit të Neymar për 220 milionë euro në drejtim të PSG-së, njofton Klan Kosova.
Vet ekipi i Barcelonës, por edhe Neymar kanë shpërndarë në Instagram foto të treshes së bashkuar.
Madje Neymar ka shkruar edhe disa fjalë: Për ditët e paharrueshme, po ndaj të rejat me Suarez e Messin. I lumtur që iu shoh vëllezër”.
25 vjeçari që tani po ndihmon ekipin e Unai Emery të fitojë titullin në Francë, është rikthyer në Barcelonë, pasi disa ditë i është pamundësuar të luajë, me që ndeshjen e fundit u ndëshkua me karton të kuq.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.