Pas njoftimit ka pezulluar 12 punëtorë të saj nga puna për shkak se të njëjtëve u është ngritur aktakuzë, Trepça ka larguar përkohësisht edhe personin me iniciale E.M.
Ndërmarrja njoftimin e bëri sërish në Facebook, ku tregon se të njëjtit është ngritur aktakuzë.
"Me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A., pasi është ngritur aktakuza, duke u bazuar në nenin 73 par.1, nën paragrafi 1.1 i Ligjit nr. 03/L-212 të Punës si dhe nenit 19 par.1, nën paragrafi 1.1 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A", thuhet në njoftim, raporton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/ngritet-aktakuze-ndaj-12-punetoreve-te-trepces/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.