Trepça është shpallur kampione në Supërkupën Mbarëkombëtare, pasi mposhti Tiranën me rezultat të thellë 92-52.
Ndeshja u zhvillua në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, njofton Klankosova.tv.
Tiranasit u kualifikuan në finale direkt, pasi Teuta kishte probleme shëndetësore me lojtarët, kurse mitrovicasit u kualifikuan duke mundur në gjysmëfinale Golden Eagle Yllin me rezultat 72:68.
Në këtë finale i pranishëm ishte edhe Sekretari Gjeneral i FIBA-s, Andreas Zagklis.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.