Trepça ka vazhduar serinë e rezultateve negative në garat evropiane, duke u mposhtur në udhëtim nga Braunschweig me rezultat 80–70.
Skuadra gjermane e nisi më mirë takimin dhe krijoi epërsi të hershme, duke fituar çerekun e parë 25–13. Trepça reagoi në periodën e dytë (14–16), por vendasit ruajtën kontrollin dhe thelluan diferencën në pjesëlojën e tretë (30–17). “Xehtarët” fituan çerekun e fundit 24–11, por pa mundur ta ndryshojnë fatin e ndeshjes.
Më efikasi për Trepçën ishte Mikael Amzil me 18 pikë e 8 kërcime, ndërsa Drilon Hajrizi shkëlqeu me 15 pikë, 11 kërcime dhe 4 asistime. Dardan Kapiti shtoi 13 pikë e 8 kërcime, kurse Jalen Payne kontribuoi me 8 pikë dhe 4 asistime.
Kjo ishte humbja e pestë radhazi për Trepçën në po aq ndeshje të fazës së grupeve, duke e lënë skuadrën mitrovicase pa fitore dhe jashtë garës për kualifikim në raundin tjetër të FIBA Europe Cup.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.