Kampionia kosovare, Trepça, do të luajë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve në basketboll.
Federata e Basketbollit të Kosovës ka treguar që 24 skuadra do të garojnë për katër vende që do të garojnë në edicionin e ardhshëm.
“Turnetë e Raundit të Kualifikimit do të zhvillohen në mes të shtatorit, ndërsa edicioni i rregullt do të fillojë më 1 tetor 2024”, ka shkruar FBK-ja.
“Ceremonia e shortit për grupet e sezonit të rregullt dhe turnet e Raundit të Kualifikimit do të zhvillohet në Shtëpinë e Basketbollit Patrick Baumann në orën 11:00, më 26 qershor dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar BCL YouTube”.
Kjo është hera e parë që mitrovicasit do të luajnë në kualifikime për këtë garë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.