Trepça ka arritur një tjetër fitore në kuadër të Procredit Superliges, për ta forcuar vendin e parë në renditjen tabelare. Kësaj radhe 'viktima' e Mitrovicasve, ishte Golden Eagle Ylli, të cilët i mposhtën me rezultatin 98-81, për të arritur fitoren e 15-të të sezonit.
Mitrovicasit e dominuan ndeshjen që nga fillimi duke fituar çerekun e parë 26-16.
Paraqitjen e mirë ofensive, Trepça e perfeksionoi në çerekun e dytë, duke triumfuar 36-25.
Pjesa e dytë, përkatësisht çereku i tretë, nisi më i balancuar, ku Ylli fitoi ngushtë 17-16, derisa në çerekun katërt po ashtu triumfoi Ylli me rezultatin 23-20.
Për Trepçën më i miri ishte Kenny Hasbrouck me pikë 27 pikë, derisa te Ylli shkëlqeu Scott Bamforth me 20 pikë.
Kampioni ka arritur tani nëntë fitore me radhë, dhe me këtë humbje Yllit i merr fund seria prej pesë fitoresh rresht.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.