Trepça e ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat të ngushtë, 63:59 në "Minatori".
Vendasit nuk e nisen fare mirë ndeshjen, pasi në çerekun e parë u gjenden me 12 pikë disavantazh, 8:20, kurse çereku i dytë nuk prodhoi fitues duke përfunduar me rezultat 17:17.
"Minatorët" u këndellën në dy çerekët e fundit, ku të tretin e fituan me gjashtë pikë më shumë, 20:14, ndërsa të fundit me 10 më tepër, 18:8, njofton Klankosova.tv.
Vëmendja u zhvendos në kacafytje mes trajnerit të Trepçës Adis Beqiragiç dhe basketbollistit Mikaile Tmusiq.
Në Superligë u zhvillua edhe një ndeshje tjetër ku nw ballafaqim ishin dy skuadra nga i njwjti qytet, Prizreni.
Ndeshjen e fitoi Bashkimi me rezultat bindës prej 83:70, tw cilwt u treguan mw tw mirw nw çerekun e parë me shtatë pikë diferencë, 27:20, ndërsa Prizreni e ktheu avantazhin në të dytin, duke e fituar atë me 12 pikë më shumë, 11:23.
Bashkimi e 'sakatoi' Prizrenin në çerekun e tretë, duke i lënë të shënojnë vetëm pesë pikë, 31:5, njofton Klankosova.tv
Kurse, Prizreni e fitoi 10-minutëshin e fundit, por që nuk ishte i mjaftueshëm për ta bërë diferencën në rezultatin e përgjithshëm, pasi patën vetëm tetë pikë më shumë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.