Fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça, me fitoren ndaj Golden Eagle Yllit 76:88 ka kaluar në gjysmëfinale të Final 4 të Kupës së Kosovës, duke përmbysur humbjen e pësuar në ndeshjen e parë 99:102.
Sfida në Therandë ka qenë e jashtëzakonshme, e luftuar dhe me shumë kthesa, e me shumë emocione, derisa në fund festuan kampionët e Kosovës.
Kalim në gjysmëfinale arriti edhe Bora, duke realizuar fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj Rahoveci 029, me nëntë pikë dallim, gjegjësisht me rezultat 62:71. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.