Sot luhet ndeshja e katërt e “Play-off” mes Trepçës dhe Golden Eagle Ylli.
Ndeshja, që do të luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ka interesim të madh nga të dyja tifozeritë.
Në biletat e blera sot është shfaqur edhe një mesazh interesant, ku është bërë thirrje që të mos përsëritet dhuna në palestër nga ana e tifozëve.
Ndeshja do të nisë nga ora 20:30, ndërsa në epërsi është Golden Eagle Ylli, i cili ka dy fitore përkundër Trepçës që e ka një.
Cilido nga ekipi që i arrin tri fitore nga pesë ndeshje shpallet kampion në Superligën e Kosovës në basketboll.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.