Trepça ka siguruar fitoren si mysafire në ndeshjen e parë të "Play-Out", kundër Istogut me rezultat 70-99.
Më meritori për fitoren e Minatorëve ishte Dino Butorac me 42 pikë e shtatë kërcime, po ashtu edhe Stavros Toutzaiarkis që përfundoi lojën me dyshifror të dyfishtë, 19 pikë e 18 kërcime, njofton KlanKosova.tv.
Ndeshja e radhës në mes të Trepçës dhe Istogut do të luhet të ejtën (29.04.2021), ekskluzivisht në Artmotion.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.