Trepça e ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Pas Ponte Prizrenit, mitrovicasit e mposhtën edhe një skuadër nga Prizreni, Bashkimin.
“Xehëtarët” fituan me rezultat 75:68.
Për vendasit në parket u dallua Erion Kastrati me 20 pikë dhe Clevon Brown Jr me 12 të tjerë.
E ndërkaq për mysafirët më efikasët ishin Fahro Alihodzic me 19 pikë dhe Prentiss Nixon me 15 pikë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.