Trepça e ka fituar derbin e basketbollit kundër Pejës në "Karagaç".
"Minatorët" fituan me rezultat 67:82, ku skuadra mitrovicase i fitoi tre çerekë të ndeshjes (18:24, 21:22, 23:18, 5:18).
Në super derbin e zhvilluar në Pejë, u zhvillua një super ndeshje, me mitrovicasit që ishin më të mirë në dhjetë minutat e fundit për të fituar me 15 pikë dallim.
Cesare Edwards kishte 17 pikë e nëntë kërcime te vendasit, derisa Seketoure Henry debutoi me 23 pikë, katër kërcime e katër asistime.
Peja ka gjashtë fitore e dy humbje, ndërsa Trepça pesë fitore e dy humbje.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.