Lajmet e fundit

Gjysmëfinalet e “play-off”-it vazhdojnë sonte me sfidën shumë të rëndësishme ndërmjet Trepçës dhe Pejës.
Pas dy takimeve të para, seria është e barabartë 1-1, duke e kthyer këtë ndeshje në një moment kyç për të dy skuadrat. Fitorja në këtë përballje do t’i japë njërës palë avantazh të madh dhe një hap të rëndësishëm drejt finales, shkruan KlanKosova.tv.
Ndeshja zhvillohet nga ora 19:30 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Artmotion.
Duke pasur parasysh rivalitetin e fortë dhe rëndësinë e këtij dueli, pritet një përballje me intensitet të lartë dhe atmosferë të zjarrtë në tribuna./KlanKosova.tv.