KB Trepça vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Adis Beçiragiq edhe për një sezon tjetër, pasi klubi mitrovicas ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me të.
Beçiragiq mori drejtimin e “Minatorëve” në fillim të vitit 2023, në një periudhë kur skuadra kishte nevojë për stabilitet dhe rikthim në garë për trofe. Që nga ajo kohë, Trepça ka shfaqur paraqitje të qëndrueshme dhe është konsoliduar si një prej skuadrave më konkurruese në basketbollin kosovar.
Nën drejtimin e tij, ekipi mitrovicas ka arritur suksese të rëndësishme, duke fituar titullin e kampionit në Superligën e Kosovës, si dhe duke triumfuar në Kupën e Kosovës dhe Superkupë.
Vazhdimi i bashkëpunimit me trajnerin boshnjak konsiderohet një hap i rëndësishëm për ruajtjen e kontinuitetit dhe realizimin e objektivave të klubit në sezonin e ri. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.